Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Përmbyset mjeti i tyre, të rinjtë shqiptarë aksidentohen në Itali

Përmbyset mjeti i tyre, të rinjtë shqiptarë aksidentohen në Itali

0
876

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u përmbys në mes të rrugës.

Aksidenti ndodhi në Ponte della Priula të Italisëg jatë mesditës së të shtunës.

Shqiptarët e plagosur janë me iniciale K.H, 22 vjeç, banues në Piavon di Oderzo dhe R.B. 26 vjeç nga Kosova, banues në Volpago del Montello.

Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë për në Spitalin Conegliano.

Nga ana tjetër, dinamika e asaj që ka ndodhur është ende e paqartë.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe ata të policisë që bënë të mundur zhbllokimin e trafikut të rënduar që u krijua në zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here