Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Rama tjetër thirrje: Nëse do jetojmë bashkë, duhet të dialogojmë

Rama tjetër thirrje: Nëse do jetojmë bashkë, duhet të dialogojmë

0
776

Kryeministri Edi Rama vijon të ftojë në dialog studentët që protestojnë prej 12 ditësh për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Por ndërkohë që kreu i qeverisë kërkon të flasë për zgjidhjen e këtyre 8 pikave, për të cilat ka deklaruar se do të japë edhe më shumë, nga ana e studentëve nuk ka asnjë lëshim.

Ata kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre pa dialog. Kësaj radhe Rama ka gjetur një shprehje të ish-zonjës së parë, politikanes, diplomates dhe aktivistes amerikane Eleanor Roosevelt.

“Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku ose do të mësojmë të jetojmë së bashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku ne duhet të dialogojmë- Eleanor Roosevelt”, shkruan Rama në Instagram.

Rama Insta

(m.k/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here