Thursday, April 25, 2024
Home Uncategorized Dëbimi i diplomatit nga Shqipëria, reagon Irani: Skenar i SHBA-së dhe Izraelit

Dëbimi i diplomatit nga Shqipëria, reagon Irani: Skenar i SHBA-së dhe Izraelit

0
766

Ministria e Jashtme e Iranit e ka quajtur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian, si një skenar i prodhuar nga SHBA-ja, Izraeli dhe të disa grupeve terroriste.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Bahram Ghasemi shtoi se vetë Shqipëria është viktimë e këtyre përpjekjeve.

Ai tha se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve evropiane ndërsa Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët që të diktojnë marrëdhëniet mes Teheranin.

“Irani gjithmonë ka respektuar ligjet dhe rregulloret e brendshme të këtij vendi (Shqipërisë)”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, shkruan Evropa e Lirë.

Vendimi për dëbimin e ambasadorit u përshëndet nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili e falenderon kryeministrin Rama për kundërpërgjigjen e Iranit ndaj veprimeve destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit.

Ministria e Jashtme njoftoi më herët se ka vendosur të shpallë persona të pa dëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here