Wednesday, April 24, 2024
Home Kulturë Këngëtarja Dua Lipa tani edhe në një film

Këngëtarja Dua Lipa tani edhe në një film

0
803

Dua Lipa është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit. Por ajo gjithmonë ka dëshirë që të sfidojë veten me gjëra të reja.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ”Instagram”, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka njoftuar se do të marrë pjesë në filmin “Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në vitin 2019.

Dua nuk do të ketë ndonjë rol si aktore në këtë film, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore. Madje ajo ka zbuluar se tashmë kënga e ka edhe një klip.

Ndërkohë filmi do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s dhe i përket zhanrit triller/fantashkencor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here