Monday, April 22, 2019

Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

237
0

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Izrael.

Jonida Maliqi u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- tha mes emocionesh ajo.

Vendi dytë shkoi për Ledia Lufi dhe i treti për Eranda Libohovën. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro  ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias ishte për Eranda Libohovën.

LEAVE A REPLY