Deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia shqiptare. Sipas tij mungesa e kushteve, aparaturave dhe shërbimeve ka çuar në humbjen e jetës së foshnjave dhe nënave të reja.
Spahia: Një vit më parë nqse e mbani mend, denoncova me forcë një rast të tmerrshëm të ndodhur në institucionet e drejtuara nga kjo Ministre ku në 10 ditë, 10 foshnje të posalindura, 10 nëna gjetën vdekjen në kushte dhe rrethana akoma misterioze. Gjendja sot nuk ndryshon aspak nga një vit më parë.
Bardhi tha se ministrja e Shëndetësisë, këtyre probleme iu përgjigjet me propagandë dhe papërgjegjshmëri, ndërsa apeloi për marrjen e masave urgjente për përmirësimin e shërbimit.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me akuzat duke i hedhur poshtë ato. Sipas njoftimit, vetëm gjatë këtij viti në maternitet janë instaluar mbi 30 inkubatorë të rinj.