Krishtlindja festohet në të gjithë vendin, Klerikët mesazhe për solidaritet

0
576

Katolikët në mesnatë dhe ortodoksët në mëngjes, kremtuan në të gjithë vendin festën e Krishtlindjes.

Bëhuni dritë për ata që u rrethojnë, ishte mesazhi i  Arqipeshkvit Angelo Masafra për besimtarët katolitikë të Shkodrës.

Mesha e shenjtë e lindjes së Krishtit u pasua nga një spektakël fishekzjarresh.

Ndërsa ipeshkvi i Lezhës Otavio Vitale në mesazhin e tij u ndal tek largimi i shqiptarëve.

Nën frymën e solidaritetit, kjo Krishtlindje ishte e gëzueshme edhe për fëmijët në nevojë të Lezhës. Për ta menduan nxënësit e shkollës së kuzhines që u ofruan drekën e Krishtlindjes.

Që në orët e para të mëngjesit besimtarët Ortodoksë mbushën kishat në të gjithë vendin për të festuar lindjen e Jezu Krishtit.

Ata kryen ritet fetare dhe uruan për më shumë harmoni e lumturi në familjet shqiptare.

Pas meshave të shenjta, festimet për krishtlindjen vijojnë në familje sipas traditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here