Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook shkruan se qeveria ka heshtur për zhvlerësimin e monedhës euro, e cila vitet e fundit ka pasur ulje drastike. Ajo thotë se kjo është injektimin në ekonomi të ”parave të pista”. ”Ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj. Çudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri”,-shkruan Gjosha.

Postimi

Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin shpjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj. Çudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të ”parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!

LEAVE A REPLY