Sunday, June 16, 2019

Kujdes! Gjumi me lente shkakton sëmundje të rënda

158
0

Lentet janë konsideruar si zgjidhja ideale për ata që urrejnë syzet, por mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Disa raporte të reja kanë zbuluar se nëse flini gjumë pa i hequr lentet mund të pësoni infeksion të rëndë. Pothuajse çdo vit, rreth 1 milionë njerëz në ShBA shkojnë me urgjencë në spital për shkak të keratitit.

Fjetja me lentet e kontaktit është e rrezikshme dhe mund të çojë në infeksione, madje edhe në dëmtime të përhershme.

Edhe disa minuta gjumë me lente në sy mund të rrisin problemet e syve.

Një rast tregon një burrë që shkoi në spital me sy të skuqur dhe me vizion të paqartë pasi flinte pa i hequr lentet rreth katër herë në javë. Madje ai kishte bërë not pa i hequr. Kjo i shkaktoi keratitit bakterial, të cilin ia doli ta trajtonte.

Në një shembull tjetër tregon një vajzë adoleshente që flinte me lente, të cilat i mori pa rekomandimin e mjekut në një dyqan. Pas vizitës, ajo u diagnostikua me ulçerë në kornenë e syrit.

Ngjarja e tretë është më e rënda pasi përshkruan një burrë që nuk i hoqi lentet për dy javë. Kjo gjë i shkaktoi shpimin e kornesë dhe infeksion bakterial. Për të shpëtuar shikimin, ai duhej të bënte një transplant në sy.

Gjumi me lente është një prej gjërave më të rrezikshme dhe më të zakonshme të raportuara nga adoleshentët dhe të rriturit. Hulumtuesit sugjeruan se duhet kontroll dhe kujdes i vazhdueshëm për të ruajtur shikimin.

LEAVE A REPLY