Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vënë sërish në dyshim gjendjen mendore të kryeministrit Edi Rama, për shkak të sjelljes së tij.
Me anë të një status në Facebook, Vasili shkruan se Rama vetë flet dhe vetë qesh, një sjellje kjo që realisht bëjnë vetëm ata që populli shqiptar i cilëson me ‘një dërrasë mangët’.
“Edi Rama vetë flet, vetë qesh dhe gjithë Shqipëria e përqesh, lum si ky për trurin shesh!!!”, shkruan Vasili në statusin në rrjetet sociale.