Saturday, April 20, 2024
Home Shendetesi Ajri i ndotur shkakton lodhje dhe i bën njerëzit më budallenj

Ajri i ndotur shkakton lodhje dhe i bën njerëzit më budallenj

0
681

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndikimin e emetimeve të gazeve të dëmshme në aftësitë njohëse njerëzore dhe hulumtimet tregojnë se deri në vitin 2100 do të ketë katër ose pesë herë më shumë dyoksid karboni në ajër.

Ata kanë zbuluar se një nivel në rritje i gazrave të dëmshme që çon në efektet serë mund të ndikojë te njerëzit në mënyrë që ata të bëhen më të lodhur dhe më budallenj.

Lodhja pasdite që ndihet më mirë nga ata që punojnë në zyrat e mbyllura pa ventilim të mirë, mund të bëhet problem për të gjithë njerëzimin.

Në fakt, niveli i dyoksidit të karbonit rritet shpejt, ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe ku ventilimi është i dobët, kështu që ata që punojnë dhe qëndrojnë brenda mund të ndihen së pari një letargji, një rënie në energji dhe ngadalësim.

“Rritja e niveleve të dyoksidit të karbonit jo vetëm që do të ndikojë në punëtorët e zyrave, por do të ndikojë në të gjithë popullsinë njerëzore deri në fund të shekullit”, paralajmërojnë shkencëtarët nga Kolegji i Universitetit të Londrës.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët paralajmërojnë se çfarë ndikimi do të ketë në aftësitë tona njohëse rritja e nivelit të gazrave të dëmshme që përbëjnë efektin serë, për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile, transmeton KosovaPress.

Ata thonë se përdorimi i naftës, qymyrit dhe gazit natyror është arsyeja kryesore pse emetimet e dyoksidit të karbonit çojnë në një ndryshim kaq të madh klimatik në Tokë.

“Kapaciteti njohës i njeriut bie me rritjen e CO2”, shkruajnë shkencëtarët britanikë, duke shtuar se “ndikimi i drejtpërdrejtë i emetimeve të CO2 në funksionet kognitive të njerëzve mund të jetë e pashmangshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here