Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Rama: Ministrat e rinj më profesionistë se ministrat e 2013-s

Rama: Ministrat e rinj më profesionistë se ministrat e 2013-s

0
460

Gjatë takimit me gazetarë, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për ministrat e rinj të emëruar së fundmi, duke theksuar se të gjithë ata vijnë nga një karrierë e suksesshme, dhe jo nga “opozita, apo nga bankat e shkollës”.

RamaE konsideron krejtësisht humbje kohe debatin teknik jo teknik, ndërkohë që më kujtohet fare mirë që edhe kur krijuam qeverinë e parë u kritikova ekzaktësisht për të njëjtën gjë. Së fundi, konsiderohen si teknik, unë nuk e di këtë gjë. Unë di që PS është më shumë se anëtarët e saj. PS ka përgjegjësi t’u japë përfaqësinë më të mirë të interesave të shqiptarëve pa pasur monopol. Unë di që ministrat e rinj janë më profesionist se ministrat e parë, sepse askush prej tyre nuk vjen nga bankat e opozitës apo politikë dhe vjen nga një eksperiencë pune. Kjo është një nga ato dallimet që e bëjnë PS-në, Partinë Socialiste. Unë jam fryt i mënyrës së të qenit të Partisë Socialiste. Kur unë jam bërë ministër i Kulturës nuk ishte anëtar i Partisë Socialiste, por i marrë nga “rruga”. Jo vetëm kanë kapacitetet e duhura por kanë një sens përgjegjësie pavarësisht nëse kanë kartë apo nuk kanë kartë anëtarësie të Partisë Socialiste. Gjithmonë jam pritur të zgjedh shqiptar të mirë. 

Nuk shoh arsye që bashkëshorti i Monikës do të marrë kohën e tij dhe do të dekretojë ministrat. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here