Friday, April 19, 2024
Home Lajme Janë binjakë, por lindën në vite të ndryshme

Janë binjakë, por lindën në vite të ndryshme

0
812

Ata janë dy binjakë, por kanë lindur në ditë dhe madje, vite të ndryshme: njëri në fund të 2018-s dhe tjetri në fillim të 2019-s.

Kjo do të jetë veçantia që do i shoqërojë gjatë gjithë jetës dy vëllezërit barezë, të lindur në Romë, në poliklinikën “Gemelli” (ironi e fatit, edhe klinika quhet ‘Binjakët’).

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton I lindur në orën 23.59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00.01 të datës 1 janar 2019.

«Është vetëm një zakon të mendosh se binjakët lindin njëkohësisht, shpjegon daja Giovanni, në të vërtetë një diferencë kohe ekziston gjithmonë. Në rastin tonë, këta dy minuta bëjnë diferencën mes dy viteve të ndryshme.”

Për  Andrean dhe Fabion rastisi që të festojnë (për çudi) datëlilndjet në dy ditë të ndryshme.

Për momentin atat po shijojnë përqafimin e mami Ritës (28 vjeç) dhe baba Antonio-s (30 vjeç), një çift i ri që, pas një shtatzanie të vështirë, mezi presin të rikthehen në shtëpinë e tyre në Bari.

«Vogëlushët janë mirë, rrëfen daja tejet i emocionuar, lindën më shumë se dy kile se cili dhe nuk kanë patur nevojën e inkubatorit.

Jemi të gjithë shumë të lumtur. Pikërisht pse shtatzania dukej e vështirë, ime motër vendosi të ndiqej nga një mjek në Romë, por pas pak ditësh, të gjithë do kthehemi në shtëpi.”, shkruan “La gazzetta del mezzogiorno”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here