Wednesday, April 24, 2024
Home Sport Nga nisja me skaf i ulur mbi kokaine, tek suksesi i jashtëzakonshëm/...

Nga nisja me skaf i ulur mbi kokaine, tek suksesi i jashtëzakonshëm/ Historia e shkodranit qe sot eshte idhull ne basketbollin Italian

0
1653

“Në qoftë se Italia do kishte mbyllur urat apo do kishte fundosur çdo anije nga Shqipëria nuk do të isha sot këtu për të treguar këtë histori”. Kështu shprehet për prestigjiozen italiane “Il Fatto Quotidiano”, shkodrani   , i lindur në vitin 1985, lojtari i parë i basketbollit shqiptar në historinë e serisë A1 Në Itali.

Sot ai është i veshur nga ngjyrat e Bertram Derthona, një skuadër ambicioze në serinë A2, por gjatë karrierës së tij ka luajtur një rol udhëheqës në skuadrat e serisë A1 duke u bërë kapiteni i Brindizit dhe Virtus Bologna pa harruar kurrë origjinën e tij.

Ai shkoi në Itali në vitin 1998 si klandestin me familjen e tij për t’i shpëtuar dhu.nës që përg.jakte vendin e tij: “Kishte një shte.trrethim dhe në qoftë se ju dilnit nga shtëpia rr.ezikoje të vdi.sje për shkak të p.lumbave qorr. Një nga ata pla.gosi motrën time teksa ishim duke luajtur së bashku, kështu që babai im vendosi se ishte koha për të ikur”.

Familja Ndoja shet gjithçka në shtëpi për të mbledhur shumën që duhet t’i paguhet kont.rabandistëve. Një milion e gjysmë lira për kokë. Ky është çmimi i kalimit që duhet t’i paguhet tr.afikantëve.

“Disa muaj para niseshim kishim lexuar në gazeta se një anije me emigrantë ishte përplasur me Rojet bregdetare italiane dhe kishin vdekur shumë njerëz – kujton Klaudio – por kishim paguar tashmë, dhe edhe pse e dinim se rrezikonim vdekjen u nisëm, nuk kishim zgjidhje tjetër”.

Përpjekja e parë nuk ishte e suksesshme dhe Klaudio arrestohet nga policia shqiptare. Pas dy ditësh keqtrajtimi në burg, ai lirohet dhe së bashku me familjen e tij e provon sërish fatin.

“Udhëtoja i ulur mbi një ngarkesë kokaine. Kontrabandistët kanë përdorur fëmijët dhe gratë si mburoja për trafikun e tyre. Kur mbërritëm 40 metra larg bregut, ata na hodhën në ujë, duhej të vazhdonim të notonim, por kishte edhe ato si motra ime e vogël që nuk dinin të notonin. Babai im e mori në krahë dhe të gjithë ja dolëm të arrinim bregun”.

Që nga ai moment, filloi periudha më e vështirë e jetës së Klaudio-s. Pa dokumente, ai detyrohet të fshihet me familjen e tij në Italinë Veriore. Ai nuk mund të shkonte në shkollë dhe nuk mund të bënte jetën e bashkëmoshatarëve të tij. I vetmja vend ku ndihej i sigurt ishte fusha e basketbollit të kishës:

“Unë kisha ndjenjën se atje policia nuk mund të më merrte për të më dërguar në Shqipëri”.

Atje ai u vu re nga Don Marco, një nga figurat kryesore të jetës së tij, i cili e propozon atë të bashkohet me ekipin lokal dhe e ndihmon atë të kapërcejë vështirësitë burokratike dhe ligjore.

Talenti i Klaudios tërheq interesin e disa prej sektorëve më të rëndësishëm italianë të të rinjve, së pari Desio falë të cilit familja e djalit merr edhe lejen e qëndrimit të shumëpritur dhe pastaj Casalpusterlengo.

Kështu fillon një fazë tjetër në jetën e lojtarit të ri të basketbollit i cili do ta çojë rreth Italisë deri duke arritur në serinë A1.

“Duket pothuajse një shaka e fatit: në 1998 unë zbarkova me anije në bregun e Pulias dhe trembëdhjetë vjet më vonë unë udhëhoqa ekipin si kapiten në promovimin në Serinë A1”.

Një fat që u përsërit edhe në 2017 këtë herë me shoqërinë historike të Virtusit të Bolonjës që falë përvojës së Klaudio-s u kthye në serinë A1.

Sot, pas 136 paraqitjeve në elitën e futbollit italian, Ndoja ka zgjedhur të niset nga Derthona Basket, një nga skuadrat më ambicioze në serinë A2.

“Edhe sot kur luajmë në transfertë, thërrasin “shqiptarë mu*i, kthehu në vendin tënd”.

“Ajo që njerëzit që jetojnë në këtë pjesë të botës nuk e kuptojnë, është se asnjë baba familjar nuk do t’i rrezikonte jetën e fëmijëve të tij në një varkë nëse nuk do të ishte vërtet e nevojshme. Imagjinoni gjyshërit tuaj që kanë emigruar, sot bëjnë të njëjtën gjë. Ne duhet të mësojmë të mos i gjykojmë njerëzit për origjinën e tyre apo për klasën shoqërore të cilës ata i përkasin”.

VIDEO—KLIKO KETU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here