Sunday, June 16, 2019

S’mbyllën lokalet e basteve, procedohen dy pronarët në Tiranë

144
0

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy pronarë të dy lokaleve të basteve, pasi gjatë kontrollove u konstatua se nuk kishin mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit pas 1 janarit, kohë kur ka hyre ne fuqi ligji që i ndalon. Gjatë kontrolleve, policia  gjeti aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Sipas policisë, të proceduarit janë T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.

E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme”- thotë ndër të tjera policia.

(d.d/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY