Thursday, December 12, 2019

I riu shqiptar “bredh” i lirë në Britani, edhe pse i arrestuar për kokainë e heroinë

269
0

Një imigrant i paligjshëm shqiptarë i cili hyri me kamion në Britani, u lejua të bridhte i lirë për muaj të tërë rrugëve të vendit, pavarësisht se u arrestua për vepra të dyshuara që lidhen me drogën.

Arsen Spahiu me origjinë shqiptare u arrestua për kokainë dhe heroinë, por më vonë u lirua me kusht, pavarësisht se kishte hyrë ilegalisht në vend.

Spahiu, 25 vjeç, u lirua për gjatë muaj, derisa u zhduk nga radarët e policisë, por më pas u kap me një hanxhar mishi, shkruan “Daily Mail”.

Në Gjykatë u tha se autoritetet nuk mund të përcaktonin saktësisht se kur shqiptari hyri në Vend, duke besuar se ai arriti atje mes vitit 2015 dhe fillimit të vitit 2018.

Prokurori Kerry Maylin tha në Gjykatën e Portsmouth se Spahiu u arrestua nën dyshimin për trajtimin e substancave të klasit A, si kokainë dhe heroinë në prill të vitit të shkuar.

Por, pas arrestimit të tij në Southampton, ai u lirua me kusht. Më pas, policia e Portsmouth e ndaloi në tetor.

Gjyqtari David Melville QC shtyu çështjen për dënimin e shqiptarit më 8 shkurt, duke i thënë Spahiut se do të mbahet në paraburgim. Hetimet për trajtimin e dyshuar të drogës vazhdojnë.

LEAVE A REPLY