Wednesday, October 23, 2019

Reshjet e dëborës, ARRSH-ja mesazh drejtuesve të mjeteve

178
0

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë disa zona të vendit janë shoqëruar edhe me probleme në qarkullimin e mjeteve. Për këtë, Autotriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka dhënë detaje mbi akset problematike të vendit.

Mes tjerash ARRSH-ja ka njoftuar se  në një sërë aksesh nga ora 22 e kësaj mbrëmje deri në orët e para të mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pa zinxhirë.

Probleme të shtuara për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta raportohen në qarkun e Korçës, Ersekës dhe disa akse të tjera në Himarë.

Njoftim për median:

“Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

LEAVE A REPLY