E diela e ujit te bekuar, Besimtaret e Krishtere marrin pjese ne meshen e shenjte

0
674

Të krishterët në mbarë botën festuan këtë 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar, përmes të cilës kisha katolike mbyll 10 ditëshin festiv të Krishtlindjes. Dhjetra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë kremtuar nga imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkoder – Pult. Bekimi i ujit le të na kujtojë “pagëzimin”, e të angazhohemi të luftojmë të keqen tha imzot Massafra në predikimin e tij.

Imzot Massafra nuk la pa përmendur faktin se cfarë vuajti vendi ynë nga mungesa e Zotit, por që në fund triumfoi lavdia e tij. Ai shtoi se sot në mbarë botën ka katolik që quajnë veten të tillë vetëm me fjalë, por feja dëshmohet përmes pagëzimit dhe vepra që na mëson libri i shenjtë.

Dita e Ujit të Bekuar konsiderohet një nga festat me te rëndësishme për boten e krishterë dhe ajo simbolizon shfaqjen e trinisë se shenjte ne momentin e pagëzimit te Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori ne ujërat e lumit Jordan. Besimtarët në fund të meshës kanë marrë ujin e bekuar në shtëpitë e tyre, si shenjë e mbarësisë dhe dashurisë për hyjin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here