Të paktën 4 kg  heroinë  janë sekuestruar në portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë,  të cilën e mbante drejtuesi i kamionit.

Kamioni ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës.

LEAVE A REPLY