Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Në qeveri vetëm dy socialistë, nuk kanë asgjë në dorë!

Kryemadhi: Në qeveri vetëm dy socialistë, nuk kanë asgjë në dorë!

0
507

Të hënë rifillon protesta e studentëve para Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave, pasi sipas tyre qeveria nuk i ka përmbushur ende ato.

Monika Kryemadhi nga Elbasani iu ka bërë thirrje studentëve të këtij qarku që ti bashkohen kësaj demonstratë dhe të mos lënë Kryeministrin që të bëjë kurban pedagogët për të mbuluar dështimet e qeverisë.

KryemadhiJanë ata viktima e radhës që Edi Rama ka vendosur në listën e tij të hakmarrjes duke treguar që faji i gjithë problemeve të universitetit na qenkan pedagogët dhje jo Edi Rama që dështoi me reformën e tij. Dhe pasi të mbarojë me pedagogët do të fillojë varjen në litar të mësuesve në gjimnazeve. 

Kryemadhi i ka kërkuar edhe anëtarëve të LSI  dhe Socialistëve të zhgënjyer që ti bashkohen protestës para selisë së qeverisë në shenjë mbështetje pa u ndikuar nga karta e anëtarësisë partiake.

KryemadhiMë gjeni një socialist në qeveri. Dy janë; Erion Braçe dhe Pandeli Majko, njerëz që nuk kanë asgjë në dorë. Njerëzit që vuajnë sot më shumë dhe janë më të diskriminuarit janë socialistët, prandaj ne duhet t’i hapim dyert e partisë. 

Numri 1 i LSI i kërkoi Edi Ramës që të ulë tarifat dhe të zhvillojë infrastrukturën sidomos për studentët në rrethe, të cilët janë më të diskrimuar se ato në kryeqytet për shkak të kushteve të vështira që studiojnë dhe punojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here