Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Kraja, aty ku jetojnë të vetëm çifti i bashkëshortëve 55 dhe 57 vjeçar. Ditët e ftohta të dimrit po i sfidojnë në një banesë gjysëm të rrënuar që vetëm emrin ka të tillë, pranë një sobe me dru që ja kanë dhuruar. Derën e hekurt të shtëpisë që ndodhet në lagjen “Draçin” të Shkodres na e hap kryefamiljarja invalide Servet Kraja, 55 vjeçare.

Na fton në dhomën ku jeton me bashkëshortin i cili nuk gjendej në shtëpi kur kamera e ora neës ndodhej aty, pasi kishte dalë për të siguruar medikamentet për bashkëshorten. Sapo hyn në 4 muret e dhomës ku kalojnë ditët dhe netët ky çift, dallohet qartazi varfëria dhe kushtet e vështira të jeteses. Serveti na tregon mes dhimbjes se ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh të reja është burimi i vetëm i të ardhurave, si dhe ndihmat e familjeve bamirëse që ka Shkodra.

Pothuajse e gjithë banesa e vjetër është shembur, nuk ka ma koridore lidhëse, as guzhinë, apo dhoma të tjera. Nga kjo dhomë dilet në oborr dhe më pas mund të hysh në tualet, i cili gjendet mes rrënojash të shtëpisë. Ky lavaman në oborr është vendi ku 55 vjeçarja lan enet si në ditë me diell dhe shi.

Shpresa e vetme e këtij çifti që sot sfidon varfërinë dhe të ftohtin, është që shteti të mund të kontribuojë në ndërtimin e shtëpisë dhe sigurimin e një pagese me të denjë, pasi asnjëri nuk janë të aftë për punë. Me 3 mijë lekë atyre u duhet që përveçse të sigurojnë bukën e përditshme, duhet të paguajnë energjinë dhe të kryejnë cdo nevojë tjetër.

LEAVE A REPLY