Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Nis grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve, kyçen dyert

Nis grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve, kyçen dyert

0
624

Pas festave të fundvitit, studentët do tu rikthehen këtë të hënë protestave.Të dielën në mbrëmje studentët u mblodhën në Qytetin Studenti për të riorganizuar qëndrimin e tyre. Zgjidhjen e dhënë nga kryeministri nuk e pranojnë pasi e duan me votën në parlament dhe jo me vendim të këshillit të ministrave. Në protestën e sotme ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që duan të protestojnë për të drejtat e tyre.Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre, jo me Vendim të Këshillit të Ministrave, por me votë në parlament.

Ora 08:58 Nis grumbullimi i studentëve

Ka nisur grumbullimi i studentëve pranë Fakulteteve përkatëse.

Që në orët e para të mëngjesit, studentët kanë kyçur portat për të mos lejuar zhvillimin e mësimit me dry, por edhe me gozhda.

Nga Fakulteti i Politeknikut raportohet se një pjesë e studentëve kanë nisur mësimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here