Saturday, September 21, 2019

BE apel prokurorëve: Anëtarësohuni në SPAK para datës 7 shkurt

177
0

Bashkimi Europian në Tiranë fton prokurorët të anëtarësohen në SPAK para datë 7 shkurt. Bashkimi Europian shton se në këtë mënyrë  Prokurorët do mund të kontribuojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendet vakante për Prokurorinë Speciale e njohur ndryshe si SPAK. Janë 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës që të mund të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale. SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Mund të  kandidojnë të gjithë prokurorët që kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe nuk kanë patur masë disiplinore në fuqi. Përjashtohen nga kandidimi anëtarët e këshillit.

LEAVE A REPLY