Unaza e Madhe aferë korruptive, Balliu: Rama të merret në Prokurori

0
501

Banorët e Unazës së Madhe edhe sot kanë dalë në protestë.

Si çdo ditë, ata janë mbështetur nga deputetë të opozitës. Demokrati Klevis Balliu tha se Rama duhet të merret në prokurori, pasi është personi kryesor i megaaferës për projektin e Unazës.

Balliu: Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme duhet të therrasi menjëherë në Prokurori Edi Ramën, si kryetari i kësaj megaafere dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të kësaj afere korruptive. Sot nuk ka më asnjë dyshim që projekti i unazës është një projekt i korruptuar.

Ne bashkë e kemi vërtetuar që nuk do stepemi, ne dimë të qëndrojmë të bashkuar. Do të vazhdojmë të rrimë këtu deri në momentin që ky projekt të anulohet. Edi Rama nuk të ka mbetur asnjë opsion tjetër përveçse anulimi i projektit, ose në të kundër ne do ta anulojmë projektin bashkë me ty dhe qeverinë tate.

Rama dhe qeveria e tij duhet ta marrë qartë mesazhin: Larg duart nga unaza, larg duart nga studentët se në të kundërt do të përballesh me forcën e këtyre qytetarëve dhe studentëve që do të japin shuplakën përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here