Tuesday, July 16, 2019

Dhurimi i gjakut, Meta mesazh për qytetarët: Kauzë humane

183
0

Presidenti Ilir Meta i është bashkuar prej kohësh nismës së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, ndërsa shpesh herë vjen me mesazhe për qytetarët që këta të fundit t’i bashkohen nismës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta falënderoi qytetarët e Kavajës që u bënë pjesë e nismës për dhurim vullnetar të gjakut.

“Me një ndjenjë të lartë humanizmi e solidariteti, dhjetëra qytetarë të Kavajës iu bashkuan sot vullnetarisht thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar të parën seancë dhurimi për vitin 2019. Duke falënderuar kryebashkiakun z.Isa Sakja, jam besimplotë se kjo fushatë ndërgjegjësimi për këtë kauzë humane nuk do të ndalet por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.🇦🇱”, shkruan Meta.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY