Ekspertët: Shteti duhet të rishikojë nivelin e ndihmës ekonomike dhe pensionet

0
684

Pavarësisht se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbi 4% gjatë 2018 ajo nuk është reflektuar në më shumë mirëqenie për qytetarët. Një grup ekspertësh të ekonomisë kanë realizuar një studim në lidhje me nevojat që ka ekonomia shqiptare si dhe kanë dhënë një sërë këshillash për qeverinë. Ata kanë sugjeruar rishikim të masës së pensioneve dhe ndihmës ekonomike si dhe të merren masa në rast të përsëritjes së krizës ekonomike.

Përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët  është një ndër pikëpyetjet më të mëdha në vend kohët e fundit.

Akademiku, Kosta Barjaba, ka përgatitur një studim ku analizohen një sërë problemesh të ekonomisë shqiptare.

Ai i këshillon qeverisë që tashmë ka ardhur koha të rishikojë masën e ndihmës ekonomike dhe të pensioneve.

Kosta Barjaba: Rritja ekonomike duhet të krijojë pasuri në këtë vend dhe sistemi i mirëqenies, sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe programet e mirëqenies ta rishpërndajnë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Eksperti, Ardian Civici, shprehet se rritja ekonomike në Shqipëri nuk është cilësore sepse nuk ka ardhur nga teknologjia apo produktiviteti.

Ardian CiviciMë mirë të jetë një rritje ekonomike cilësore, me përqindje edhe më të ulët, por e qëndrueshme dhe me këto elementë, sesa të kënaqesh me një rritje sasiore, por që të vjen nga fasonët, nga call center-at, apo nga sektore me produktivitet të ulët.

Ndërkohë, Arben Malaj, këshillon që të merren masa konkrete për të shmangur krizën financiare që parashikohet të prekë financat botërore.

Arben MalajTë studiojmë paketat antikrizë si ka ndodhur sepse dhe kohët e fundit parashikohet që ekonomia globale të preket nga një krizë e re financiare.

Selami Xhepa gjithashtu ngre si problem faktin se rritja e kreditimit nuk është reflektuar në rritje ekonomike.

Selami Xhepa: Jo një përqendrim kaq të madh të kredisë në një numër të kufizuar subjektesh ekonomike që nuk kanë gjeneruar rritje ekonomike, por kanë prodhuar pasoja serioze.

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.35 në 9 muajt e vitit të kaluar, ku peshën kryesore e mbajti prodhimi i energjisë për shkak të reshjeve intensive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here