Skënder Ismaili, shefi i policisë rrugore tha se nuk do të lejohet asnjë automjet të qarkullojë pa zinxhirë në akset ku ka prani dëbore.
Ismaili: 24 orët e fundit shoqërohen me një mot të rënduar me reshje dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Kemi të bllokuara disa komuna në Qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe të Dibrës. Më rrezik paraqet qarkullimi deri në orën 16:00 dhe Qarku i Gjirokastrës. Ka reshje të dendura të dëborës në Qafën e Muzinës, Shkalla e Zezë në Tepelenë dhe Rruga e Përmetit që qarkullohet me shumë vështirësi. Aktualisht në gjithë vendit patrullojnë 46 patrulla të policisë rrugore.
Deri në orën 16:00 paraqet vështirësi Qarku i Dibrës, veçanërisht komunat. Policia nuk do të lejojë asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë deri në orët e mëngjesit. Ky është problem i marrjes së masave të sigurisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.