Puka ne debore dhe ngrica, “Mjeshtri i Sportit” P. Laçi, hap dyert per njerzit ne nevoje

0
2061

Ne keto dite te ftohta dimri, ku debora dhe temperaturat nen zero kane pushtuar te gjithe vendin, jane qindra familje te cilet jetojne ne kushte jashtezakonisht te veshtira. Ne zonat malore  situata paraqitetet edhe me problematike pasi temperaturat kane arritur deri ne -15 grade celcius. Nga Puka, vjen edhe shembulli me i mire se si ne keto dite duhet te tregohemi me te dashur dhe te perkushtuar ndaj njerezve ne nevoje.

“Mjeshtri i Sportit”, perfaqesuesi i Federates Shqiptare te Futbollit dhe biznesmeni Perparim Laçi prej ditesh, po mbledh ndihma per te ndihmuar keto familje. Sefundmi, ai i beri thirrje te gjithe Pukjaneve, qe te kontaktojne ne numrin e tij personal per ta informuar per cdo person, qe nuk ka ngrohje apo ushqime, duke i hapur dyert dhe duke i ofruar gjithcka cfare kane nevoje per te kaluar keto dite te veshtira. Ne nje postim ne rrjetet sociale ai shkruan:

“TE NDERUAR BANORE TE RRETHIT TE PUKES MIQT E MI. SOT RRETHI JONE U MBULUA NGA RRESHJET E DENDURA TE DEBORES DHE DO VAZHDOJ TE BJERE. PER TE GJITH ATA QE JANE TE PAMUNDUR PER TE PERBALLUAR KUSHTET E VESHTIRA TE MOTIT MUND TE NA LAJMERONI QE TE VIJME NE NDIHME.MUND TE TELEFONONI.0682056472.UROJ QE TA KALOJM MIR KETE DIMER.

Ky eshte shembulli per te cilin ne keto momente ka nevoje e gjithe shoqeria jone. Te ofrojme ndihmen tone dhe te dhurojme pak dashuri e ngrohtesi ne keto momente kur temperaturat nen 0 kane perfshire te gjithe vendin.

 

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here