Friday, July 19, 2019

Rama akuza pedagogëve dhe drejtuesve të Universiteteve: Po nxisin bojkotin e mësimit

131
0

Kryeministri, Edi Rama, lëshoi akuza ndaj pedagogëve dhe drejtuesve të Universiteteve se po nxisin biojkotin e procesit mësimor të studentëve.

Shefi i qeverisë e cilësoi të qëllimshme edhe mospasqyrimin e VKM në disa prej sekretarive të Fakulteteve.

Kryeministri nënvizoi se për ciklin e parë të studimeve, të gjithë studentët do të paguajnë vetëm 50% të tarifës për këtë vit.

Edi Rama: Qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët pa përjashtim përfshirë dhe ata me 4 dhe 5 për këtë vit akademik duke u dhënë mundësinë të përmirësohen për vitin e ardhshëm. 

Do të paguajë 100% tarifën e studimit për ata me 9-10 mesataren, për ata me familje me ndihmë ekonomike, për ata me aftësi të kufizuar dhe kategoritë e specifikuara të cilat do të marrin dhe një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Këtë që edhe bufat e parkut të Liqenit Artificial e kanë marrë vesh nuk e kanë marrë vesh disa Sekretari Universitetesh. Për mendimin tim kjo është e qëllimshme për të dizinformuar.

Ashtu sikundër nga shumë komunikime mbrëmë kam dëgjuar, kam lexuar drejtëpërdrejtë nga studentë sesi ka pedagopgë që nuk duan të bëjnë mësim,  ka pedagogë që refuzojnë të vazhdojnë mësimin qoftë edhe më një student që të bëjë mësim dhe në fakt nuk është një por kanë qenë shumicë ata që kanë dashur të bëjnë mësim, por preferojnë ti lënë studentët rrugëve sepse duan vetë të rrinë nëpër kafe. 

Siç ka drejtues Universitetesh që për arsye të frikës se ky proces hap pas hapi do të shkojë drejt tyre sepse kanë edhe ata llogari për të dhënë, që nga Rektori i Universitetit të Tiranës, bëjnë lojën e nëndajës.

Lidhur me kërkesën për uljen e tarifave të Masterit, Rama tha se përgjysmim do të përfitojnë të gjithë studentët ekselentë dhe ata që vinë nga familje me ndihmë ekonomike.

Edi Rama: Deri në orën 3 të mëngjesit e kam dëgjuar fjalën master  shumë më tepër sesa të gjithë gjelat e Surrelit. Pak më vonë do të përgjysmojnë tarifën e masterit për ata që kanë 9 dhe 10 dhe për ata që vinë nga familje me ndihmë ekonomike. Të tjerët do ta paguajnë tarifën të plotë.

Rama garantoi se kërkesat e studentëve do të plotësohen dhe se brenda muajit janar do të publikohet dhe Pakti për Universitetin që shkon përtej 8 pikave të tyre.

Deklaratat e Kryeministrit u bënë në takimin e parë për këtë vit të platformës së bashkëqeverisjes.

LEAVE A REPLY