Banoret e Ures se Shtrenjte dhe policia arriten qe te shpetojne nga rreziku per jeten banorin e ketij fshati Marsel Sykaj i cili ishte bllokuar nga debora ne bjeshket e Cukalit, qe ne mengjesin e dites se enjte.

Ai kishte shkuar ne malin e quajtur Ndermollas per tu interesuar per ushqimin e bagetive, por nuk ka mundur te kthehet pasi debora kishte arritur ne lartesine 1.5 meter.
Ne keto kushte ai ka mundur te jape alarmin ne fshat, banoret e te cilit kane njoftuar edhe forcat e policise se Shkodres ne oret e pasdrekes.

Policia e shoqeruar nga fshataret udhetoi qe nga oret e drekes per ne malin Ndermollas dhe ne oren 18:00 u be e mundur qe Sykaj te shpetohej nga ku kishte mbetur

LEAVE A REPLY