Sunday, January 20, 2019

LSI dënon dhunën ndaj studentëve, kërkon ndërhyrjen e Ambasadorëve

47
0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar dhunën e  ushtruar ndaj studentëve nga policia.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, në një dalje për mediat akuzoi kryeministrin për përdorim  politik të uniformave blu.

“Në vend të plotësonte kërkesat e të bënte çmos që të çonte në fakultet studentët, Edi Rama zgjodhi të injorojë, denigrojë e shtyp me dhunë studentët e çojë në fakultet policinë”.

Kërpaçi pati një apel dhe për Ambasadorët dhe aktorëve ndërkombëtarë në Shqipëri.

“Siç morën pjesë dje në takimin e detyruar me KM, të dëgjojnë thirrjet e studentëve që prej 37 ditësh kanë apeluar për ndihmë nga çdo aktor që kërkon një Shqipëri demokratike dhe një rini që ndërton të ardhmen në Shqipëri”.

Deklarata e plotë

Edi Rama me metodat e errëta, në befasi e pabesi gjatë errësirës së natës, ka vërsulur forcat e policisë ndaj studentëve që paqësisht po protesojnë në mënyrën e tyre demokratike në ambjentet e fakulteteve.

Studentët janë rrahur dhe janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht.

Qeveria shqiptare është vendosur dhunshëm kundër çdo shqiptari!

Institucionet shtetërore janë angazhuar në një grusht shteti kundër çdo shqiptari dhe fëmijëve të shqiptarëve me synimin e garantimit të pushtetit të fëlliqur të Kryeministrit antishqiptar Edi Rama.

Themelet demokratike të Shqipërisë që aspiron për BE sot janë më të dobëta se kurrë më parë.

Edi Rama po dhunon me policinë e taksapaguesve shqiptarë, bijtë dhe bijat e shqiptarëve. Ata student që pafytyrsisht tha se u kishin dhënë një mësim. Ky është ai që donte gjoja dialog? Dialog me Polici dhe dhunë?

Ky është dialogu i Edi Ramës.

Në mënyrë të pafytyrë Policia e Shtetit e urdhëruar nga Edi Rama, i fut duart në fyt një të riu, student dhe pafytyrsisht e ofendon.

Ndiqni videon që tregon se si Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve.

Në vend të plotësonte kërkesat e të bënte çmos që të çonte në fakultet studentët, Edi Rama zgjodhi të injorojë, denigrojë e shtyp me dhunë studentët e çojë në fakultet policinë.

Turp dhe thirrje për reflektim nga të gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë tonë për të shpëtuar themelet demokratike në shkërmoqje e sipër.

Ndërkohë i bëj thirrje Ambasadorëve dhe aktorëve ndërkombëtarë në Shqipëri, siç morën pjesë dje në takimin e detyruar me KM, të dëgjojnë thirrjet e studentëve që prej 37 ditësh kanë apeluar për ndihmë nga çdo aktor që kërkon një Shqipëri demokratike dhe një rini që ndërton të ardhmen në Shqipëri.

Policia e Shtetit të largohet urgjentisht dhe duhet të mbajë përgjegjësi dhe kushdo qofshin ata që kanë dhënë këtë urdhër, do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit dhe popullit që sheh këtë ditë të zezë të Shqipërisë.

Edi Rama, koha jote mbaroi!

Studentët e bashkuar, kanë për të fituar!

LEAVE A REPLY