Ju informojmë se situata gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër është më e qetë, pasi reshjet e dëborës janë ndërprerë dhe për rrjellojë është bërë më e lëhtë kalueshmeria e këmbësorëve dhe përdoruesve të mjeteve.
Gjatë mbasditës së djeshme sipas informacioneve të marra nga strukturat e policisë dhe kryetarëve të bashkive kem i patur disa situata si:
1. Ngjarja e orës 17.30 në dy pikat e karburanti të Kompanisë “GEGA OIL”, njëra në afërsi të Urës se Bunës, ku për shkak të rëndesës së dëborës është shembur mbulesa e Karburanti dhe për rrjellojë ka vdekur punëtori i Karburantit, i cili edhe është djegur nga zjarri që është inkurajuar për shkak të shëmbjes në mjetet ndezëse që ka patur në kabinën e Tij. E njejta ngjarje ka ndodhur edhe në një pikë tjetër karburanti në zonën Industriale e po kësaj kompanie por pa pasoja për jetën e njërzvë. Menjëherë nga Institucioni i Prefektit është komunikuar me Kryetaren e Bashkisë Shkodër dhe i është lënë detyrë që me strukturat e saj si Policinë Bashkiake, MNZSH të vazhdojnë kontrollet në të gjitha bizneset për ti porositur në marrjen e masave për pastrimin e qative me qellim parandalimin e ngjarjeve të tilla. Theksojmë se këto dëtyra u janë deleguar të gjithë drejtuesve dhe anëtarëve të KECQ në mbledhjen e orës 14.00 të datës 10 Janar 2019.
2. Gjatë mbasditës së djeshme është kurorëzuar me sukses edhe operacioni i FNSH për marrjen dhe transportimin e një përsoni i cili ishte izoluar nga dëbora në fshatin Ndërmollas të NJA Potribë të Bashkisë Shkodër.
3. Ndërs përsa i përket informacioneve që janë shfaqur në portale për izolimin e 15 mesuesve në Shkollën e Mesme në Shalë, është kontaktuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme me N/Kryetarine Bashkisë Shkodër, me kryetarin e NJA Shale dhe me Drejtorin e Shkollës së Mesme, ku rezulton se shkolla është një godinë tre katëshe dhe nuk ka probleme shëmbje, ndërsa kët 15 mësuesit, 5 prej tyre vendali dhe 8 janë banorë të fshtarve për rreth të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme janë strehuar nga banorët, ndërsa sot po merren masat nga strukturat e bashkisë për transportimin e tyre në vendbanimet përkatëse.
4. Përsa i përket frekuentimit të shkollave, sipas informacionit të Drejtorit Rajonal të Arsimit gjatë ditës së djeshme dhe sot vazhdojnë të jenë të mbyllura të gjitha shkollat në bashkitë M.Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz, ndërsa në Bashkinë Shkodër janë të hapura vetëm shkollat e qytetit ku edhe frekuentimi i nxenësve është i dobët, ndërsa shkollat në zonat malore janë të mbyllura.
5. Probleme me emergjencat shëndetësore nuk kemi patur, ndërsa ka patur dy raste të daljes së mjeteve nga rruga pa pasoja për shëndetin e njerëzve.

Situata në përgjithesi në territorin e Qarkut Shkodër, sipas informacioneve të marra nga bashkitë, paraqitet si më poshtë:

1. Nga DVP informohemi:

Bashkia Shkodër ;
Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit, i bllokuar, në Malin Shoshit ka rreth 80 cm deborë.
Aksi rrugor Bogë–Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.
Nuk ka energji elektrike në njësinë administrative Shosh.
Në njësinë admin. Shalë, ka energji elektrike vetëm fshtrat Thethë, Ndërlysaj dhe Breg Lumi.
Bashkia Vau Dejes ;
Në njësitë administrative Shllak dhe Temal, nje pjese e fshatrave, nuk kanë energji elektrike, në rrugë ka rreth 60 cm dëborë, kalimi i mjeteve me zinxhirë. Në këto njësi nuk është zhvilluar proçesi mësimor.
Rrethi Malësi e Madhe ;
Aksi rrugor Koplik – Bogë, i kalueshëm me zinxhirë, ka rreth 60 cm dëborë.
Aksi rrugor Tamarë – Vermosh, Tamar – Vukel i pa kalueshëm, në Qafën e Bordolecit, ka rreth 1 metër dëborë, po punon borëpastruesje për zhbllokimin e saj.
Aksi rrugor Vrrith – Razëm , i bllokuar ka rreth 50 cm dëborë.
Nuk ka energji elektrike në njesin Shkrel, Tamar e nje pjese e Gruemires .
Rrethi Pukë :
Ne aksin rrugor Qafe Mali-Fierz dhe Qafe Mali–Qafe Shllak ka bllokime ne disa segmente nga orteqet , po puojne 4 Borpastruese trashesia e dëbores mbi 90.cm.
Aksi rrugore Qafë Qelë – Puke – Fushe Arrez e kalueshme me zinxhirë, trashesia e dëbores rreth 40.cm
Aksi rrugor Fushe-Arrez – Iballe i bllokuar trashesia e bores mbi 90 cm , po punohet per hapjen e saje .
Gjate nates eshte hapur rruga Puke – Qelez .
Ne akset rrugore ka filluar hedhja e kripes .
Aktualisht në shkallë nuk ka reshje dhe ka ngritje të temperatures

LEAVE A REPLY