Tuesday, March 19, 2019

Rama: Një kryeministër si unë që ju bën instastory do gjeni në botën tjetër

101
0

Përpara një  grupi studentësh, të cilët siç i paralajmëroi, “kur të dilnin jashtë do i thonin se ishin të fressh” kryeministri prezantoi platformën e punësimit të studentëve ekselentë.

Nga 11 janari deri më 10 shkurt ekselentët do të aplikojnë për punë dhe Rama tha se garapër punësimin e më të mirëve do të jetë transparente.

Edi Rama: “Programi do të jetë aktiv menjëherë. Do të hyjë në fuqi për ata që kanë mbaruar 2017- 2018 dhe ata që do të mbarojnë. Përfshijnë 800 vende të hapura që janë kryesisht në shërbimin civil. Unë dua që në Hipoteka, ALUIZNI, Tatime dhe dogana çdo vend i lirë të jetë në dispozicion të atyre që janë më të mirë dhe tu themi të tjerëve, prisni, dy vjet, tre vjet, katër vjet, nuk e di sa të jem unë këtu.”

Rama përsëriti se vijon të jetë i bombarduar nga mesazhet në whatsapp të cilat ai përpiqet tu përgjigjet të gjithëve por është e pamundur t’u përgjigjet të gjithëve. Madje u tha studentëve se një kryeministër që u përgjigjet secilit nuk do ta gjenin më vetëm në botën tjetër.

Edi Rama:  “Pastaj kur të iki unë do flasim prapë, mos ki merak. Do ta gjeni kryeministrin që ju bën instastory dhe ju kthen përgjigje në çdo  mesazh, do ta gjeni në botën tjetër.”

Punësimi i studentëve ekselentë

Aplikimet nisin sot, thirrja e dytë do të bëhet në shtator për ata që mbarojnë këtë vit .

Edi Rama: “Nuk bëjmë dot punët sa hap e mbyll sytë. Mund të bëjmë sa hap e mbyll sytë instastory, por nuk bëjmë dot historinë e Shqipërisë.”

Rama lavdëroi veten për këtë progam dhe u tha studentëve: “Kjo është rezultati i punës time si protestues jo i protestave tuaja se ju nuk e kishit fare në plan këtë”.

LEAVE A REPLY