Sunday, January 20, 2019

Reagim i ashpër nga Kosova: Rama po bëhet tradhtar

131
0

Mosdekretimi i Gent Cakajt nga Presidenti Meta si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme është shoqëruar me debate dhe retorikë të ashpër nga të dyja anët e kufirit, në Shqipëri dhe në Kosvë.

Pas debateve dhe akuzave të ndërsjella mes Ramës dhe Metës, shefi i qeverisë  është sulmuar ashpër kësaj here nga  Kosova dhe protagonist ishte deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili mes tjerash e quan Ramën “gomar dhe tradhtar”.  Sulmi i  Kurteshit nuk ka ndaluar vetëm tek Rama, por në listën e të sulmuarve janë Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu, të cilët i quan kriminelë .

“Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar”,  shkruan ai.

LEAVE A REPLY