Friday, April 19, 2024
Home Politikë Vasili: Rama, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e...

Vasili: Rama, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës

0
539

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me debatin e mosdekretimit të Gent Cakajt ministër të Jashtëm.

Në një status në Facebook, Vasili thotë se Rama është viktimë e injorancës së  vet dhe dashurisë për librat e Cakës.

Reagimi i Vasilit

Edi Rama shkollëpak, viktimë e injorancës së vet dhe dashurisë për librat e Cakës !!!

I budallepsur nga injoranca e tij dhe nga dashuria e pafund për librat e Gent Cakës, Edi Rama gajasi sot tërë dynjanë me konvulsionet e shkollëpakësisë së tij.

I trashë juridikisht, i pagdhëndur etikisht dhe provincial shtetërisht, sot Edi Rama i lau duart nga autoriteti i kryeministrit duke u shndërruar thjesht në një ordiner, që ja ka zili edhe dinjitetit të Ver Llapës, qe se paku di ç’kërkon.

Me gjuhe të trashur, me mendim të çoroditur, me sjellje vulgare, me një banalitet kutërbues, Edi Rama është sot një model për tu përbuzur.

Përfaqësues i projekteve politike me të errëta dhe shpërdorimit mafioz ekonomik të pushtetit, sot Edi Rama me propozimin e Gent Cakës dëshmoi modelin e ligë klientelist dhe antishqiptar të tij, një model i urryer antiatdhe.

Sot refuzimi i Cakës ishte refuzimi i këtij modeli të ndyrë të ulur abuzivisht në karrigen e kryeministrit të  Shqipërisë, por edhe për fare pak kohë….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here