Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Burgoset trafikanti shqiptar i drogës nga Kanadaja në SHBA

Burgoset trafikanti shqiptar i drogës nga Kanadaja në SHBA

0
755

Një i ri me origjinë shqiptare që ka punuar si pjesë e rrjeteve të drogës u dënua të enjten me 5 vite burg në një burg federal.

Fabian Mihaj, 38 vjeç, ndihmoi për të dërguar sasi të mëdha MDMA dhe marihuanë të cilësisë së lartë nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.

Mihaj, i cili dikur jetonte në Parma, punonte me motrat e Jonida dhe Denisa Alicka dhe Rinald Turhani, një trafikant droge që jetonte afër Detroit, të cilët kanë furnizuar me lëndë narkotike në zonën e Cleveland.

Autoritetet në Kanada e arrestuan atë në dhjetor 2016, dhe u soll në SHBA në prill të vitit të kaluar. Ai u deklarua fajtor në shtator në një akuzë të trafikun e drogës.

Zyra e Sprovës e SHBA rekomandoi që Mihaj të burgosej me rreth 10 vite, por burgimi i tij u reduktua për shkak se qëndroi në burg 17 muaj në Kanada ndërsa priste ekstradimi.

Prokurorja tha gjithashtu se Mihaj përballet me dënim edhe në New York, pasi kishte shkelur masën e dhënë në një tjetër çështje federale. Në fund, Darden tha se qeveria është e shqetësuar se nuk do të mund ta provonte çështjen në gjyq, kryesisht për shkak se motrat Alicka kishin frikë të dëshmonin.

Ajo tha se kishte biseduar me të dyja shqiptaret dhe ato ishin shprehur të rezervuara për të dhënë dëshminë e tyre, për shkak se i druhen faktit se jeta e tyre mund të vihet në rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here