Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Kryemadhi thirrje demokratëve e socialistëve: Ta kthejmë LSI në Lëvizje të Solidaritetit...

Kryemadhi thirrje demokratëve e socialistëve: Ta kthejmë LSI në Lëvizje të Solidaritetit Kombëtar

0
512

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje për bashkim përtej solidaritetit politik për të luftuar të keqen dhe renditi 26 premtimet e pambajtura të asaj që e quajti “qeveri e rilindjes së krimit”

Monika Kryemadhi: Nuk pamë 300 mijë vende pune por 400 mijë të larguar . Të ngrihemi të luftojmë për të gjithë shqiptarët që ndihen të dobët. Të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë. Le ta kthejmë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Lëvizje të Solidaritetit Kombëtar

Demokratët, socialistët, ballistët e komunistët të krishterë e myslimanë të bashkohemi për kauzën e familjes tonë dhe Shqipërisë tonë vetëm kështu mund ti bëjmë ballë këtij uzurpimi që i ka bërë e keqja e Shqipërisë.

Unë besoj se Shqipëria ka të ardhme prandaj lutem Zotit që tju japë të gjithëve ju forcë e besim të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqë që na ka kapluar. Jam mirënjohëse që kam përkrahjen tuaj. I lutemi Zotit të kemi një Shqipëri të begatë, të kthehen të rinjtë e të rejat në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Më pas Konventa Kombëtare e LSI-së votoi në unanimitet rezolutën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here