Sunday, June 16, 2019

Maqedonia me emër të ri, Kryemadhi: Kontribut për paqen në rajon!

128
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë duke u quajtur zyrtarisht Republika e Maqedonisë Veriore.

Përmes një postimi në Twittter, Krymadhi e cilëson këtë akt  një kontribut për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Përshëndes rezultatet e votimit në parlamentin e Maqedonisë fqinje për emrin, sipas Marrëveshjes së Prepës. Ky është një zhvillim pozitiv, që i hap këtij vendi rrugën për anëtarësimin në NAO dhe BE. Kontribut i drejtëpërdrejtë për forcimin e paqes, sigurisë dhe të bashkëpunimit në rajon. Përshëndes dhe vlerësoj  rolin shumë pozitiv të faktorit shqiptar në këtë zhvillim historik”, shkruan ajo në Twitter.

LEAVE A REPLY