Friday, April 19, 2024
Home Politikë Meta i përgjigjet Ramës: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk...

Meta i përgjigjet Ramës: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk është autoshkollë

0
648

Vijon debati në distancë mes kryeministrit dhe presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme

Meta shkruan sot ne facebook:Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla  e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here