Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Rrugët e bllokuara, Basha: Prokuroria të hetojë kompanitë

Rrugët e bllokuara, Basha: Prokuroria të hetojë kompanitë

0
499

Duke marrë shkas nga kushtet e vështira meteorologjike që po përballet një pjesë e madhe e vendit, ku kryesisht zona veriore dhe juglindore është bllokuar nga bora, vjen një reagim i ashpër nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit në një dalje publike nga selia blu i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të gjitha ato kompani që merren me mirëmbajtjen e rrugëve dhe që marrin lekë nga taksapaguesit shqiptarë.

“Kjo e shtunë vazhdon të ngelet e vështirë për mijëra familje të izoluara nga bora, ndërkohë që qindra mln euro janë vedhur nga qeveria në bashkëpunim me oligarkë dhe me kompani të papërgjegjshme. Në vend që të bëjnë pastrimin e segmenteve rrugore, kanë vjedhur paratë dhe po i shijojnë ato me pushime luksi. Unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksa paguesve shqiptar që kanë përpirë këto kompani, dhe të marrin përgjegjësi. këto para duhet t’i rikthehen taksapaguesve. Dua të falënderoj dhjetra aktivist të shoqërisë civile dhe të PD që në këto 72 orët e fundit ia kanë dalë që të çajnë disa prej fshatrave duke i furnizuar me ushqime.”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here