Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Dibër, një 50 vjeçar i sëmurë rëndë në Zallë Dardhë, kërkohet ndërhyrje

Dibër, një 50 vjeçar i sëmurë rëndë në Zallë Dardhë, kërkohet ndërhyrje

0
577

Fshati Zall Dardhë në Bashkinë e Dibrës është i bllokuar prej ditësh si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës.

14 familjen e fshatit nuk komunikojnë dot me qytetin e Peshkopisë për t’u furnizuar me ushqime. Ndërkohë, një 50 vjeçar në këtë fshat është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Besim Hoxha thotë se vëllai i tij, Islam Hoxha është tejet i sëmurë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për transportimin e tij në spital.

Situata e rrugëve në Qarkun e Kukësit: 

Situata në Qarkun Kukës për datë 13.01.2019 ora 08.00 është si më poshtë:

Bashkia Kukës

Nga informacionet e marra nga Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Kukës, situata është si më poshtë:

Janë të bllokuara Nj. Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë, Zapod, Topojan dhe Grykë-Çajë.

Bashkia Tropojê

I bllokuar aksi për Lekbibaj.

I gjithë Qarku furnizohet me ujë të pishëm përveç lagjes Drinas bashkia Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here