Sunday, June 16, 2019

Grabitet makina në Fushë-Krujë, autorët kërcënojnë shoferin

171
0

Një tjetër grabitje ka ndodhur në qarkun e Durrësit, këtë herë në Fushë-Krujë në zonën e Thumanës . Policia thotë se dy persona të maskuar kanë grabitur një makinë Benz me targa AA046TA.

Ngjarja rreth orës 21:30, ndërsa dy autorët i drejtuan armën drejtuesit të mjetit dhe i morën makinën. Mësohet se në makinë ndodhshin shoferi dhe një person tjetër, të dy nga Kukësi.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A.K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

LEAVE A REPLY