Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Studentët: Rama urdhër policisë për të shpërndarë sonte ngujimin në fakultete

Studentët: Rama urdhër policisë për të shpërndarë sonte ngujimin në fakultete

0
534

Një student i Fakultetit të Arkitekturës tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Policinë e Shtetit që të ndërhyjë mbrëmjen e sotme për të shpërndarë studentët e ngujuar nëpër fakultete.

Studentë të tjetër denoncuan dhunën e policisë private, ndërsa shtuan se ata nuk i lejojnë të marrin ushqim dhe të hyjnë në fakultete.

Student: Është një urdhër politik që ka ardhur direkt nga kryeministri Edi Rama që të gjithë fakultetet do të lirohen, por asnjë fakultet në Tiranë nuk do të lirohen. Fakulteti është i joni, i studentëve. I ftoj të gjithë shqiptarët ta shikojnë që sonte Policia e Shtetit do të tentojë në të gjitha mënyrat që të ndërprerë këtë ngujim të studentëve në çdo fakultet, por nuk do t’ia arrijë dot. Forca jonë është e madhe dhe ne jemi shumicë dërrmuese. Kemi mbështetjen e gjithë popullit shqiptar. Nesër nuk do të ketë mësim. T’i lënë demagogjitë politike nuk ka studentët me bindje politike. Kauza jonë do të arrijë drejt suksesit.

StudentËshtë nata e dytë që po rrimë në Fakultet. Në korridor pasi sallat i kanë mbyllur dhe ngrohje nuk ka. Dolëm për të marrë ushqim dhe nuk na lejuan të hyjmë më. Ka studentë brenda që i kanë mbyllur gjithë dyert. Është hera e parë në 5 vite që kjo derë po mbyllet dhe nuk lejnë asnjë student të hyjnë brenda. Rojet thonë se kena urdhër. Nga dritaret e tualeve janë futur ushqimet dhe batanijet. Hera e parë që nuk na lejojnë të hyjmë brenda. Nuk ka as drita. Ne do të futemi nga kjo derë. Është shumë absurde të rrimë pa ngrohje. Me disa rezistenca të vogla kemi ndjenjur gjithë natën. Këta po sillen si rojet e burgut.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here