Ministri në detyrë i Financave, Arbën ka shpjeguar skemën e financimit të përgjysmimit të tarifave të studimit. Në një dalje për mediat ai tha se nga këto masa të marrë përfitojnë 6235 studentë ekselentë dhe mbi 70 mijë studentë të tjerë, me mesatare nga 5 deri në 9.
Ahmetaj: Reduktimi i tarifave të studimit bachelor, studentët me mesatare 9-10 kanë një përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë. Efekti financiar në buxhetin e shtetit 201 mln lekë.
Studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përjashtim nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë rreth 70 mijë studentët, i bëhet tarifa 9700 lekë në vit. Efekti financiar 1 mln lekë.
Edhe për ciklin mastër, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se studentët përfitojnë nga ulja e tarifës. Sipas tij ata me mesatare 9-10 do të përfitojnë 50% ulje të tarifës.
Ndërsa studentët që kanë paguar tarifën e plotë, gjysma e parave do tu kthehet.