Banori i Thethit Gjergj Gerla i ka bere apel pushtetit vendor dhe atij qendror permes Tv1 Channel qe ti vije ne ndihme dhe ti hape rruget.

Ne nje lidhje telefonike, banori Gerla shprehet se situata ne kete zone eshte shume e rende pasi prej pese ditesh jane te bllokuar nga reshjet e rena te debores.

Gerla: Nuk po kujtohet kush per ne dhe nuk po shqetesohen fare per ne dhe gjendjen tone qe po kalojme prej ditesh.

Gerla: Kemi nevoje shume kryesisht per ushqime, por edhe per ilaçe pasi kemi njerez te semure.

Gerla: Prej dy ditesh ne kete zone kemi pasur mungese te energjise elektrike, iu bejme thirrje te gjitheve qofte edhe emergjencave civile qe te na vijne ne ndihme,  pasi situata eshte shume e perkeqesuar per ne banoret e Thethit qe vijojme te jemi te bllokuar

LEAVE A REPLY