Studentët vijojnë të qëndrojnë të ngujuar nëpër ambientet e tyre universitare. Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.  Strategjia e studentëve ka ndryshuar, pasi kanë hequr dorë nga protestat në rrugë dhe para kryeministrisë, për të vazhduar bojkotin në auditorët e fakulteteve, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e nisjes së nj greve urie, deri në plotësimin e kërkesave nga kryeministri Rama pa asnjë kusht.

Në Fakultetin e Drejtësisë

Në këtë fakultet shënohet dita e 5- të e ngujimit. Dera kryesore është bllokuar nga studentët me karrige për të mos lejuar hyrjen. I pyetur në lidhje me njoftimin e kryeministrit Rama se në sekretariatet e fakulteteve mund të vendosen dy përfaqësues të ministrisë së Arsimit, një student tha se:” Ata mund të futen nga dritarja”.

Në fakultetin Ekonomik

Pasditen e djeshme studentët morën vendimin për të vijuar protetën me ngujimin brenda studentëve por kanë lënë të lirë hyrjen për studentë të tjerë që duan të vijojnë mësimin. Ata i kanë bërë thirrje dhe studentëve të tjerë që të bashkohen. Në këtë fakultet studentët kanë kënduar me iso: Dhe ngujimin do vazhdojmë për të drejtat protestojmë.

Në Fakultetin e Arkitekturës

Studentët kaluan natën të ngujuar. Ata kanë shtruar batanije në holl ku po vijojnë qëndresën por në të njëjtën kohë kanë lënë të lirë derën për të gjithë ata studentë që duan të vijojnë mësimin.

Video Player

LEAVE A REPLY