Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Krim i trefishtë në Tiranë, dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën më pas...

Krim i trefishtë në Tiranë, dhëndri vret vjehrrin dhe vjehrrën më pas qëllon veten

0
785

Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin orët e para të mëngjesit të së hënës. Në zonën e Unazës së Re ka ndodhur një vrasje e trefishtë, kur dhëndri ka vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe më pas ka qëlluar veten.

Nga informacionet e para mësohet se autori ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila jetonte në Suedi. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të dhëndrit dhe prindërve të ish-bashkëshortes.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri  shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë”sqaron policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here