Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Moti i keq vështirëson qarkullimin, policia apel shoferëve

Moti i keq vështirëson qarkullimin, policia apel shoferëve

0
635

Policia e Shtetit bën me dije se për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta është vështirësuar qarkullimi i mjeteve, sidomos në zonat rurale.

Përmes një postimi në Faqen zyrtare në Facebook, Policia e Shtetit këshillon drejtuesit të bëjnë kujdes duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit. Gjithashtu policia bën me dije se për çdo rast emergjencë telefononi 112.

Njoftimi nga policia:

Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës këto ditë të para të janarit, kanë vështirësuar jo pak qarkullimin në disa akse rrugore, sidomos drejt zonave rurale në disa qarqe apo në zonat e thella malore.

Shërbimet e Policisë Rrugore, por edhe sherbime të tjera policore, si FNSH apo shërbime të Rendit janë angazhuar ditët e fundit në shumë operacione ndihme e shpëtimi, duke shmangur pasoja fatale për qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon çdo përdorues rruge të bëjë kujdes të shtuar, duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit.

Në çdo rast emergjencë telefono 112!

#112PoliciaeShtetit#

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here