Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetSituata me deboren ne 24 oret e fundit ne qarkun e Shkodres

Situata me deboren ne 24 oret e fundit ne qarkun e Shkodres

-

Ju informojmë se në gjithë territorin e Qarkut nuk kemi patur reshje dëbore, temperaturat kanë qenë të ulta dhe vazhdon hedhja e kripes në akset kryesore. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme, me përjashtim të segmentev që lidhin NJA me qendrat e Bashkive në Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz. Situata, paraqitet si më poshtë:

BASHKIA SHKODËR:

Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit, i bllokuar, në Malin Shoshit ka rreth 80 cm deborë.

Aksi rrugor Bogë–Theth, i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.

Nuk ka energji elektrike në njësinë administrative Shosh.

Nderkohe në qytet vijon puna me forca njerëzorë dhe me 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane dhe troturareve të qytetit nga.

Njësia Administrative Pult:

Aktualisht ka 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidhë Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shosh:

Në Malin e Shoshit ka mbi 1 m borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar. Në fshatra ka 60-80 cm borë. Nuk ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shalë:

Në Nj. Ad. ka rreth 40 cm borë. Ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit. Ka energji elektrike. Infermierët janë në punë.

BASHKIA VAU DEJES ;

Bashkia Qender:

Ka energji elektrike Mesimi ne të gjitha shkollat e Bashkisë Qendër vazhdonnormalisht. Ka energji elektrike ne qytet dhe në të gjitha fshatrat e Bashkise Qendër.

Njesia Administrative Bushat:

Reshjet e dëborës jane ndërprerë. Mesimi ne te gjitha shkollat e Njesisë Administrative Bushat vazhdon normalisht. Ka energji elektrike ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative.

Njesia Administrative Hajmel:

Ka energji elektrike ne te gjitha fshatrat e Njesise.Akset rrugore fuksionojne.Të gjitha shkollat e e Njësisë Administrative Hajmel vazhdon mesimi normalisht.

Njesia Administrative Vig Mnele:

Akset rrugore në fshatin Vig jane te bllokuara nga ngricat Ka energji elektrike ne te gjitha fshatrat e njesise Adminsitrative. Momentalisht rreshjet e dëborës vazhdojnë të bien.

Njesia Administrative Temal.

Ka energji elektrike në të gjitha fshatrat e Njësise.Shkolla Koman sot vazhdon mesimin.Rruga Koman-Diga e H/Centralit është e pakalueshme.

Njesia Administrative Shllak.

Ka energji elektrike ne të gjitha fshatrat përjashtuar fshatin. Bercalle.Te gjithe askset rrugore jane te bllokuara.Ne kete moment bora vazhdon te bie ne te gjitha fshatrat e Njesise Administrative. Nuk funksionojne shkollat.

Nga ana e Bashkisë i është kushtuar kujdes mirëmbajtjes së rrugëve rurale në mënyrë të veçantë atyre segmenteve që paraqesin rrezik bllokimin nga dëbora.Është bërë sigurimi dhe depozitimi i kripës dhe skorieve në pikat që rrezikohen nga bllokimi.

BASHKIA MALËSI E MADHE :

Sipas informacioneve nga Sektori EC pranë kësaj Bashkie nuk ka probleme të bllokimit të rrugëve nacionale dhe të atyre rurale që lidhen me NJA.

Bashkia Pukë.

Situata per Bashkine Puke paraqitet si me poshte:

Situata e dites se sotme ne territorin e bashkise Puke persa i perket kushteve te motit paraqitet me reshje reshje bore. Temperaturat variojne deri ne- 3 grade, trashesia e bores arrin mbi 80 cm.

Qyteti Puke:

Gjate dites se sotme kane filluar reshje bore qe ne oret e par ate mengjersit , temperatura -3 grade , Energjia eshte pa nderprerje, Shkollat kane filluar mesimin ., Probleme shendetesore nuk jane raportuar. Rruget lokale jane hapura pothuajse ne 80 % te territorit dhe te kriposura , Po nderhyhet ne menyre periodike per pastrimin e tyre, ne rruget dytesore brenda qytetit dhe lagjet periferike, trashesia e bores ne qytet kalon 80 cm.

Njesia Administrative Gjegjan

Shkollat jane te hapura verehet numer i ulet i nxenesve . Energjia nuk ka patur pa

nderprerje probleme shendetesore nuk jane raportuar, Rruget rurale te kesaj njesie vazhdohet te punohet per hapjen e tyre ku po punojne 3 mjete Fadrome .

Njesia Administrative Qelez.

Shkollat jane te hapura, verehet numer i ulet i nxenesve, energji ka pasur pa nderprerje. Probleme shendetesore nuk jane raportuar, Rruget rurale te kesaj Njesia jane Hapur per vec 3 Fshatrave , Ukth, Qerret i Vogel dhe Midhe te cilat jane zona te thella te njesise.Rruget lokale te kesaj njesie jane te blokuara

Njesia Administrative Luf – Qerret:

Shkollat jane te hapura, numri I nxenesve wshtw ulet, energji elektrike. Nuk raportohen probleme shendetsore. Po punohet me dy mjete Fadrome per hapjen e rruges Qaf Qerreti –QerretDhe rruget e tjera te kesaj njesie .

NjesiaAdministrative Rrape

Shkollat jane hapur, Verehet numer i ulet i nxenesve , energjia elektrike nuk ka pasur nderprerje, nuk ka pasur problem shendetesore, rruget rurale jane hapur Probleme paraqet Rruga Kabash dhe Rruga Mece. Mjeti Borepastrues i ardhur nga MB po punon ne rruget urbane te qyetit Puke. Bashkia Puke po monitoron ne vijimsi situaten me qellim nderhyrjen ne kohe te cdo rasti qe paraqet probleme.

Bashkia Puke ka ne gadishmeri te gjitha ndermarrjet vartese, Ndermarrja e sherbimeve ku po punojne ne terren rreth 50 veta.

Drejtoria Ujesjelles Kanalizime, Reparti MZSH, etj. Jane ne gjendje gadishmerire si dhe komunikohet periodikisht me te gjithe anetaret e shtabit te emergjencave. Gjendja e kripes eshte 27 ton.

Prefekti i qarkut Shkoder po shqyrton kerkesat e bashkive për mbështetje me mjete, për të nderhyre në normalizimin e situatës së krijuar nga rreshjet e dëborës

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts