Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Meta dekreton Ramën si ministër të Jashtëm, ja çfarë thotë Ruçi

Meta dekreton Ramën si ministër të Jashtëm, ja çfarë thotë Ruçi

0
639

Kreu i Kuvendit Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi teksa komentoi Kushtetutën, tha se që nga kryeministri dhe ministrat, emërimet dhe shkarkimet bëhen nga parlamenti. Sipas Ruçit kompetencat e Metës duhet të shprehen me kushtetutë.

“Neni 1 i kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalinë Shqipëria është republikë parlamentare do të thotë nga presidenti kryeministri dhe institucionet emërohen e shkarkohen nga parlamenti. Shumë kush e ka trajtuar ka të drejtë presidenti ska të drejtë, nuk merrem me këto, merrem me Kushtetutën. Neni 93 thotë presidenti nxjerr dekrete. Edhe kur jep apo nuk e jep pëlqimin duhet të nxjerrë dekret, se është kopetencë e kuvendi të shprehet. Kryeministri bën propozimin presidenti jep pëlqimin, parlamenti nxjerr vendimin. T’i lemë këto, le të presim ditën e orën që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe lidhur me ketë interpretim të shprehet ajo dhe të heshtin të gjithë”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here